Privacy Policy


Mbledhja e të dhënave personale. ANEL nuk përpunon të dhëna sensitive të përcaktuara në bazë të nenit 3 të Ligjit Nr. 9887, i datës 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Përhapje e vullnetshme. Dhënia e informacionit personal në lidhje me rekrutimin do të jetë në përputhje me vullnetin tuaj të lirë dhe vetëm ju përcaktoni masën e të dhënave që ju i jepni 
Përdorimi i të dhënave personale. Informacioni mund të përdoret për të komunikuar me ju, administrimin e proceseve të rekrutimit dhe punësimit.
Siguria dhe Konfidencialiteti. Përveç kur parashikohet ndryshe në këtë politikë ose siç mund të kërkohet për qëllime ligjore ose rregullatore, ANEL trajton të dhënat tuaja personale si konfidenciale dhe nuk do t’i përhapë ato te palët e treta pa pëlqimin tuaj. ANEL mban dhe u bashkëpunon vetëm me ofrues të shërbimesh që marrin masa apo kryejnë kontrolle të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike për të ruajtur konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave tuaja personale.
Punëmarrësit e ANEL të cilët mund të kenë akses në të dhëna personale kanë marrë përsipër të ruajnë këtë informacion konfidencial.
ANEL përdorë politika sigurie në ambientet dhe sistemet e veta kompjuterike për të mbikëqyrur dhe ruajtur sigurinë. Çdo mbikëqyrje kryhet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.
Ruajtja dhe aksesi. ANEL mund të ruajë të dhënat tuaja për t’ju marrë në konsideratë për mundësi të tjera punësimi. Në masën që lejohet nga ligji, ANEL mund të fshijë të dhëna në çdo kohë dhe ju duhet të ruani një kopje të informacionit tuaj të depozituara pranë nesh.
Ju mund të keni akses dhe të korrigjoni të dhënat tuaja personale duke na shkruar në adresën elektronike ose postare të përcaktuar më poshtë në këtë politikë.
Përgjegjësitë tuaja. Ju jeni përgjegjës për informacionin që i jepni apo i mundësoni ANEL dhe duhet të siguroheni që ky informacion është i vërtetë. Ju duhet të siguroheni që ky informacion nuk përmban materiale që shkelin të drejta të palëve të treta dhe që është në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk mund të jetë objekt i pretendimeve ligjore. Për më tepër, nëse jepni informacione që kanë të bëjnë me persona të tjerë, si p.sh individë që mund të jenë referenca juaj, ju jeni përgjegjës për t’i njoftuar ata/ato paraprakisht dhe të merrni të gjitha pëlqimet e nevojshme në mënyrë që ANEL STORE të mbledhë dhe të përdorë të dhënat e përshkruara në këtë politikë.

This site was designed with Websites.co.in - Website Builder

WhatsApp Google Map

Safety and Abuse Reporting

Thanks for being awesome!

We appreciate you contacting us. Our support will get back in touch with you soon!

Have a great day!

Are you sure you want to report abuse against this website?

Please note that your query will be processed only if we find it relevant. Rest all requests will be ignored. If you need help with the website, please login to your dashboard and connect to support